Bota

Si Ukraina? Vuçiç i shqetësuar: Duan edhe Kosovën në NATO, plan i SHBA

28 Shkurt 2022, 14:53 Nga DOSJA
Si Ukraina? Vuçiç i shqetësuar: Duan edhe Kosovën

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duket se me zhvillimet më të fundit në Ukrainë, po shqetësohet për Kosovën. Në një dalje publike, ai tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një “marifet” që do të përdoret për të bindur katër vendet e Bashkimit Europian që ende nuk e kanë njohur vendin ta bëjnë.

“E kam dëgjuar për herë të parë para disa muajsh, nuk është ide e shqiptarëve nga Kosova, është ide e politikanëve nga SHBA-ja. Situata për ne nuk është e panjohur, Serbia do t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar, do respektojmë integritetin territorial, e kjo është Serbia,”-tha në fjalën e tij Vuçiç, duke u shfaqur me tone të qeta ndaj Kosovës.

Ndërkohë që në rastin e Rusisë dhe Ukrainës, lufta nisi pasi kjo e fundit kishte ambicie për anëtarësimin në NATO, gjë që Moska zyrtare e pa si kërcënim, duke nxjerrë ushtrinë kundër.

Marrë nga Alo! 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic kosove serbi aleksander vucic kosove serbi

Sondazh

Poll