Bota

Gjermania mbylli “Nord Stream 2”, Rusia merret vesh me Kinën, projekt i ri gazsjellësi

28 Shkurt 2022, 13:41 Nga DOSJA
Gjermania mbylli “Nord Stream 2”, Rusia merret vesh me Kinën,

RUSI – Kompania shtetërore e gazit “Gazprom” firmosi sot realizimin e projektit të gazsjellësit të ri me Kinën. Projekti “Soyoz Vostok” do të kalojë përmes Mongolisë dhe gazi i eksportuar do të mbërrijë në aleatin e Rusisë, Kinën. Ky projekt do të jetë vazhdimësi e gazsjellësit Siberia-2 dhe të garantojë 50 milionë m3 gaz rus në vit për Kinën.

Marrëveshja u firmos nga bosi i “Gazpromit” Aleksei Miler dhe zv/kryeministri i Mongolisë Sainbujangin Amarsaikhan.

Kjo marrëveshje vjen pasi Gjermania mbylli gazsjellësin “Nord Stream 2”, nëpërmjet të cilit merr gaz nga Rusia.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

Burimi: Tele Trader 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll