Bota

S’kanë përfunduar bisedimet! Delegacionet Kiev e Moskë po bëjnë një pushim, pritet rinisja

28 Shkurt 2022, 14:42 Nga DOSJA
S’kanë përfunduar bisedimet! Delegacionet Kiev e Moskë po

BJELLORUSI– Negociatat dhe bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë marrë një pauzë. Mediat në Bjellorusi bëjnë me dije se delegacionet përkatëse kanë zbrazur sallën dhe po bëjnë një pushim të gjatë. Më pas, të dyja palët do të nisin sërish diskutimet në të njëjtën tryezë.

Dialogu është ndaluar rreth orës 15:00, tre orë pasi nisi takimi. Nga pamjet e publikuara në rrjet është parë vetëm nisja e mbledhjes që u bë nga ministri i jashtëm i Bjellorusisë, Vladimirovich Makei. Ai i siguroi palët që të ndiheshin të sigurt në atë tryezë.

Kievi kërkon armëpushimin e menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse, ndërsa Rusia pretendon të gjejë një zgjidhje të mesme për të dyja palët.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll