Politike

VIDEO/ Bardhi: Non-gratat janë bashkë në fushatë, nuk duan ndryshimin e Shqipërisë

27 Shkurt 2022, 14:06 Nga DOSJA
VIDEO/ Bardhi: Non-gratat janë bashkë në fushatë, nuk duan

TIRANË– Partia Demokratike vijon me akuzat e përfshirjes së Tom Doshit dhe Vangjush Dakos në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 6 Marsit. Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shkruan se kryeministrit Edi Ramës i duhen të korruptuarit dhe personat non grata në partinë e tij për ti zgjidhur hallet. Më tej ai shton se kjo është dhe arsyeja se përse kandidatët e Durrësit dhe të Shkodrës janë janë përzgjedhur nga Dako dhe Doshi, pasi sipas Bardhit ata vendosin për çdo gjë.

POSTIMI:

Në këtë Fushatë, non gratat janë bashkë sepse ata nuk e duan ndryshimin e Shqipërisë. Ata duan ta përdorin vendin për hallet dhe interesat e tyre. Edi Ramës i duhen të korruptuarit non grata për hallin e tij, prandaj po punon bashkë me ta. Kjo është arsyeja që kandidatët e Durrësit dhe Shkodrës, janë përzgjedhur nga Dako e Doshi. Janë ata që vendosin për çdo gjë: emërime, shkarkime, tendera e koncensione.

1/2. Në këtë Fushatë, non gratat janë bashkë sepse ata nuk e duan ndryshimin e Shqipërisë. Ata duan ta përdorin vendin për hallet dhe interesat e tyre. pic.tëitter.com/7ELeSomsz7

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) February 27, 2022

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi partia demokratike gazment bardhi partia demokratike

Sondazh

Poll