Bota

Zelenskyy, arma më e fortë e Ukrainës përballë Rusisë, si ndryshoi qëndrimi i botës

28 Shkurt 2022, 12:07 Nga DOSJA

Nga Patrick Wintour 

Në një radhë telefonatash nga kryeqyteti i rrethuar i Ukrainës, Kiev, presidenti Volodimir Zelenskyy bindi Perëndimin për të vendosur sanksione kundër Rusisë, dicka që ishte e paimagjinueshme një javë më parë.

Duke parandjerë se si opinioni publik euripian do t’i përgjigjej trimërisë së popullit të tij, Zelenskyy ka komunikuar vazhdimit në telefon me liderët perëndimorë, duke përdorur llogarinë e tij në “Tëitter” për të lajkatuar, inkurajuar, sharë dhe përgëzuar aleatët e tij. Në këtë proces, sanksionet të perceptuara si të paimagjinueshme një javë më parë, janë kthyer në diçka themelore tashmë. Ritmi me të cilin Perëndimi po zbaton sanksionet ka lënë pa frymë avokatët, zyrtarët dhe bankierët. Ata pranojnë se po punojnë nën një stres të madh për të ekzekutuar vendimet.

Një zyrtar tha: “Jemi në ankth për të. Ai nuk po ndryshon vetëm Ukrainën ose Rusinë, por po ndryshon dhe Europën”.

Zelenskyy tha se nisi ditën e shtunë në frontin e luftës diplomatike duke telefonuar presidentin e Francës Emmanuel Macron. Dita më pas vazhdoi me presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, kryeministrin italian Mario Draghi, presidentin e Zvicrës Ignazio Cassis, kryeministrin e Indissë Narenda Modi, presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliev, kryeministrin holandez Mark Rutte, sekretarin e OKB Antonio Guterres, kancelarin gjerman Olaf Scholz, Papa Françeskun, kryeministrin çek Petr Fiala, presidentin polak Andrzej Duda dhe në fund me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Një ditë më parë, numri i telefonatave ishte i njëjtë, të gjitha për armatime dhe sanksione më të ashpra. është e vështirë ta kuptosh se si Zelenskyy i kreu këto telefonta, drejtoi frontin e luftës dhe ushtrinë e tij.  Dikush që e ka ndjekur tha: “Ai është shumë i drejtpërdrejt, shumë pasionant dhe shumë praktik”. Por, telefonatat prodhuan shpërblime të arta për Zelenskyyn dhe bënë që të përmbyset situata.

Ritmi i ndryshimeve shoqërore rritet zakonisht në luftëra, por po të shikosh Gjermaninë në harkun e një jave që ndryshoi qëndrim 180 gradë duke mbështetur furnizimin me armë të Ukrainës duke rritur  shpenzimet embrojtjes ushtarake në 2% të prodhimit të brendshëm bruto (GDP) dhe duke përjashtuar rusinë nga SëIFT, nuk është vetëm një ndryshim kursi politik i jashtëzakonshëm, por shënon një çast vendimtar në mentalitetin e pas-Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri italian Mario Draghi theksoi në fillim të javës së kaluar nevojën për zgjidhje afatgjata për të reduktuar varësinë e Italisë nga gazi rus, la të kuptohej se kundërshtimi i hershëm politik kundër ashpërsimit të masave, tashmë kishte avulluar.

Zyra e tij mohoi raportimet se ai kishte kundërshtuar përjashtimin e Rusisë nga SëIFT duke thënë se çështja nuk ishte trajtuar ende në takimet me liderër e G7 javën e kaluar. Por, ata pranuan se Zelenskyy, nëpërmjet shkathtësisë së tij, dhe Rusia, nëpërmjet arrogancës së saj, u ka dhënë iniciativë vendeve si: Mbretëria e Bashkuar, Kanada, Francë për të ndikuar në shtetet e tjera që të pranojnë shkëputjen e Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SëIFT. Të shtunën në mbrëmje, emri i bankës ruse që do t’i ndërpritej aksesi në SëIFT ende nuk ishte vendosur, por Gazbanki, kritike ndaj transaksioneve energjitike, ka mundësi të përjashtohet.

Por, ndoshta, masa më shkatërrimtare e marrë në konsiderate nuk erdhi nga lobimi i pareshtur i Zelenskyyt. Disa liderë europianë besojnë se ngrirja e papritur e aseteve të Bankës Qendrore Ruse, institucioni më i rëndësishëm financiar, do të testojnë ekonominë e Putinit.

Një zyrtar tha se mundësitë afatgjata e ushtrisë ukrainase për të rezistuar ndaj forcave ruse superiore janë të kufizuara. Qëllimi i vërtetë është të detyrojmë Putinin të paguajë shtrenjtë ekonomikisht dhe politikisht në mënyrë që të kuptojë se nuk mund të fitojë duke vendosur kushtet e tij,

Marrë nga The Guardian

(d.v/dosja.al)


Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Loading ... Loading ...

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll