Bota

Evropa i mbylli kufijtë, rruga “trojane” e Rusisë, nga po kalojnë avionët rusë

28 Shkurt 2022, 11:42 Nga DOSJA

KANADA- Bashkimi Evropian ka mbyllur hapërsirën ajrore për avionët e Rusisë, por pas kësaj mbylljeje linjat ajrore ruse kanë gjetur një tjetër mënyrë për të kaluar. Kalimi bëhet nga ‘Kaliningrad’, një tokë e veçantë 15,000 km katrorë, e vendosur midis midis vendeve balltike dhe anëtarëve të BE-së, Lituanisë dhe Polonisë sipas Rtv21.MEDIA

Nga pamundësia për të fluturuar drejtpërsëdrejti mbi Letoni dhe Lituani, aeroplanët rusë tani janë të detyruar të fluturojnë në veri drejt Shën Petersburgut, pastaj rreth bregut të Balltikut. Kanadaja është bërë një nga vendet e fundit, sëbashku me vendet e BE-së dhe Britaninë, që ndalon avionët rusë nga hapësira e saj ajrore.

Si një masë hakmarrëse ndaj Rusisë e cila po sulmon Ukrainën dhe ka shkaktuar një kaos, një luftë, për këtë arsye linja ajrore kombëtare ruse Aeroflot ka thënë se po anulon të gjitha fluturimet drejt destinacioneve evropiane.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kalingrad lufta ukraine-rusi kalingrad lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll