Bota

VD-LUFTA/ Të dorëzuar dhe demoralizuar, ushtarët rus shpërthejnë në lot

28 Shkurt 2022, 11:45 Nga DOSJA
VD-LUFTA/ Të dorëzuar dhe demoralizuar, ushtarët rus

UKRAINË– Rrjetet sociale janë mbushur me video të ushtarëve rusë dhe ukrainas. Një fragment tregon një ushtar i cili qëndron i ulur dhe mban duart në kokë. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase poston këto video të ushtarëve rusë të dorëzuar dhe të demoralizuar, të cilët kërkojnë nënat e tyre t’i shpëtojnë nga lufta.

“Ushtarët rus në Ukrainë, të kapur rob luftë janë të pa trajnuar dhe të pajisur keq. Shumë prej tyre nuk janë as 20 vjec”, kështu tha para gazetarëve gjeneral majori ukrainas Borys Kremenetsky.

Ai ka bërë me dije se Ukraina ka kapur rreth 200 ushtarë rusë deri më sot. “Ne i trajtojmë ata sipas Konventës së Gjenevës, sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, u kemi dhenë ushqime dhe ujë madje i kemi lejuar të komunikojnë në telefon me prindërit e tyre”.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota #lufta lufta ukraine-rusi rusi ushtaret ruse #lufta lufta ukraine-rusi rusi ushtaret ruse

Sondazh

Poll