Bota

Ambasadori ukrainas: Rusia mendoi se do t’a prisnim me lule, do qëllohen me plumb në kokë

28 Shkurt 2022, 11:15 Nga DOSJA
Ambasadori ukrainas: Rusia mendoi se do t’a prisnim me lule, do

RUSI-Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Aleksandrovych, deklaroi ditën e sotme se çdo person që futet në Ukrainë për ta pushtuar, do të qëllohet me plumb në kokë.

“Çdo pushtues në Ukrainë do të qëllohet me plumb në kokë”- tha Aleksandrovych duke shtuar se rusët prisnin që ukrainasit t’i prisnin me lule në duar dhe duart lart, por kjo nuk do të ndodhte.

Qëllimi ynë është që ushtria ruse të tërhiqet nga i gjithë territori ukrainas, nuk kemi zgjidhje tjetër. Kemi mbështetjen e Perëndimit, por edhe nga e gjithë bota. Asnjë shtet nuk e ka përkrahur këtë agresion. Çdo ditë ne në Ambasadë marrim mbështetjen e popullit serb që ofron ndihmë. Rusia është në luftë me ne për tetë vjet. Çdo pushtues në territorin tonë do të qëllohet me plumb në kokë”.- tha Aleksandrovych teksa ishte i ftuar në emisionin serb “TV Prva”.

Ambasadori i Ukrainës në Serbi tha se në këtë situatë që është krjuar ai së pari është shtetas i Ukrainës e më pas është diplomat. Ai gjithashtu thotë se ka në plan të shkojë në Ukrainë dhe të marrë pjesë në mbrojtjen e vendit. I pyetur nëse NATO i kishte mashtruar, Aleksandrovych tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se liderët e Aleancës kanë qenë të sinqertë me Ukrainën që në fillim dhe u kanë thënë se do t’i ndihmojnë por nuk do të hyjnë në Ukrainë dhe do të reagojnë prej andej.

“Që në fillim ata ishin të sinqertë me ne. Ne ishim ushtarakisht neutralë, nuk donim të anëtarësoheshim në NATO dhe kishim marrëdhënie të shkëlqyera me Rusinë, por tani Vladimir Putini do të jetë merita që donte që ne të anëtarësoheshim në NATO menjëherë”, tha ambasadori ukrainas në Serbi.

I pyetur nëse konflikti në Ukrainë është në të vërtetë një konflikt midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe se Ukraina është një kokë turku, ai tha se Ukraina ka qenë gjithmonë në anën e mbrojtjes së ligjit ndërkombëtar dhe kujton se e ka dënuar sulmet e NATO-s kundër Serbisë.

“Kjo është në të njëjtën kohë një luftë Rusi-Perëndim, por atëherë përse Rusia nuk është në luftë me Perëndimin? Manjatët rusë mbajnë para në Perëndim, ata kanë vila dhe jahte atje… Kjo është hipokrite”, shtoi ambasadori Aleksandrovych.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota leksandr aleksandrovych lufta ukraine-rusi leksandr aleksandrovych lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll