Bota

VD/ Detajet e fundit! Negociatori ‘shkrin akullin’ në takimin Kiev-Moskë: Ndihuni të sigurt

28 Shkurt 2022, 11:58 Nga DOSJA
VD/ Detajet e fundit! Negociatori ‘shkrin akullin’ në takimin

BJELLORUSI– Të tjera pamje vijnë nga Bjellorusia ku po mbahet takimi mes delegacioneve përfaqësues nga Rusia e Ukraina, që mund t’i japë fund luftës. Fjalën e ka marrë ministri i jashtëm i Bjellorusisë, Vladimirovich Makei, i cili i siguroi palët që të ndiheshin të sigurt në atë tryezë.

“Presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju siguroj gjithçka për punën tuaj. Për këtë gjë kemi rënë dakort me Presidentin Zelensky dhe Presidentin Putin. Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë. Presidenti Lukashenko shpreson sinqerisht se gjatë bisedimeve të sotme do të jetë e mundur të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Ne po lutemi për këtë gjë,”- shprehet Makei.

Gjithçka po vijon me dyer të mbyllura. Ukraina kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse. Ndërsa Rusia thotë se shpreson të gjendet një zgjidhje sa më e mirë për të dyja palët, por nuk ka parashtruar konkretisht një kërkesë.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll