Bota

Zelenskyy do anëtarësimin e Ukrainës në BE, Brukseli: Presim aplikimin tuaj

28 Shkurt 2022, 11:22 Nga DOSJA
Zelenskyy do anëtarësimin e Ukrainës në BE, Brukseli: Presim

BRUKSEL – Bashkimi Europian pret aplikimin e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE menjëherë pasi presidenti ukrainas Volodimir Zelenskyy bëri thirrje që vendi i tij të përfshihet menjëherë në tregun e përbashkët europian në kushtet kur po sulmohet nga Rusia.

Zyra e BE shtoi se kërkesa formale e Kievit për tu anëtarësuar në BE do të shqyrtohet menjëherë nga Këshilli i Europës dhe do merret vendimi nëse do të duhet një opinion urgjent nga Komisioni Europian.

Më herët, Zelenskyy iu drejtua sot 27 vendeve anëtare të BE që të mirëpresin Ukrainën si anëtarin e tyre të ri. Propozimi i tij erdhi si alternativë për të shpëtuar Ukrainën nga pushtimi rus.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

Burimi: The Guardian

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll