Bota

FOTOT- Kampionët e Ukrainës marrin armët, nga Klitscho te …

28 Shkurt 2022, 11:26 Nga DOSJA

UKRAINË– Jo vetëm vëllezërit Kliçko, por dhe dy kampionët e botës në boks Oleksandër Usik dhe Vasili Lomançenko i janë bashkuar ushtrisë ukrainase për të luftuar për atdheun e tyre, i cili ndodhet në sulmin agresiv rus prej 5 ditësh. Në ditët e fundit, kampioni i peshave të rënda Usik është kthyer në vendlindje dhe ka marrë armët dhe uniformën ushtarake ukrainase për të mbrojtur atdheun. Në mbrojtje të Ukrainës doli dhe kampioni i peshës “featherëeight” Vasili Lomançenko, i cili është rreshtuar në krah të forcave ushtarake ukrainase.


Vitali dhe Vladimir Kliçko (1), Vitali Kliçko (2), Oleksandër Usik (3) dhe Vasili Lomançenko (4)

Misionit të mbrojtjes së Ukrainës iu bashkuan paraprakisht dhe Vladimit Kliçko, ish-kampion legjendar i boksit në peshën e rëndë. Vëllai i tij, Vitali Kliçko, një tjetër emër i madh i boksit dhe Ukrainës është angazhuar prej ditësh në mbrojtjen e Kievit pasi është kryebashkiak i saj.

Akti i këtyre sportistëve është përshëndetur jo vetëm në atdhe, por dhe në mbarë botën. Edhe pse kanë ndërtuar nëj karrierë të suksesshme larg vendlindjes, Kliçko, Lomançenko dhe Usik mendojnë se tani është koha për të shërbyer për diçka më të shtrenjtë: liria e atdheut të tyre.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll