Bota

Lufta/ Kremlini s’komenton sulmet, deklarata: BE me sjellje armiqësore ndaj Rusisë

28 Shkurt 2022, 10:40 Nga DOSJA
Lufta/ Kremlini s’komenton sulmet, deklarata: BE me sjellje

RUSI– Kremlini nuk ka komentuar mbi përparimin e ushtrisë ruse në Ukrainë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ishte në një telefonatë konferencë me gazetarët, u shpreh se nuk është koha e duhur për të përmbledhur rezultatet e operacionit ushtarak.

“Unë nuk mendoj se është koha për të përmbledhur rezultatet e operacionit ushtarak ne duhet të presim përfundimin e operacionit,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një telefonatë konferencë me gazetarët.

Më tej ai ka akuzuar BE se ka një sjellje armiqësore ndaj Rusisë e se furnizimet me armë që po dërgohen në Ukrainë janë të rrëzikshme.

Ushtria ruse ka pranuar viktimat, por nuk ka dhënë shifra të sakta. Pushtimi i Moskës ka hasur në rezistencë “më të ashpër se sa pritej” nga ushtria ukrainase, si dhe vështirësi të papritura në furnizimin e forcave të saj, i thanë CNN të dielën dy zyrtarë të lartë amerikanë me njohuri të drejtpërdrejta.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll