Bota

LUFTA/ Ushtria ruse vepron në tre drejtime në Ukrainë (HARTA+Qytetet e sulmuara)

28 Shkurt 2022, 10:13 Nga DOSJA

UKRAINË– Në ditën e pestë të pushtimit rus, sirenat kanë rënë në disa nga qytetet kryesore të Ukrainës. Rusët kanë nisur sulmin e tyre në tre drejtime kryesore: veriu, jug dhe lindje. Forcat ruse mbërritën pranë Obolon në periferi të Kievit ditën e premten, por deri më tani nuk kanë avancuar në qendër të kryeqytetit. Ushtria ukrainase pohon se trupat ruse janë përpjekur vazhdimisht të sulmojnë periferi të kryeqytetit por pa sukses, pasi janë mbrojtur nga ushtria vendase.

BBC raporton se forcat ruse kontrollojnë një shteg të ngushtë përtej lumit Dnieper në lindje të Kievit, sipas Institutit për Studimin e Luftës. Ditën e djeshme kishte raportime për përleshje mes ushtrisë në rrugë, si dhe u godit një depo nafte në Vasylkiv në jug të qytetit.

Luftime të ashpra ka pasur edhe në aeroportin Hostomel, në perëndim të Kievit.

Trupat ruse rreth Ukrainës

Rusia tani është në kontroll të plotë të pjesëve të konsiderueshme të territorit të Ukrainës. Kolonat e tankeve u vendosën në pozicion, të mbështetura nga artileria dhe fuqia ajrore. Trupat janë përhapur në pjesë të veriut, lindjes dhe jugut, me sulme me raketa dhe artileri duke hapur rrugën për avancimin e forcave ruse.

Disa analistë thonë se përparimi i përgjithshëm i trupave ruse ka qenë më i ngadalshëm se sa pritej. Por, rusët mund të rifillojnë ofensivën duke përdorur fuqi më të madhe ajrore dhe mbështetje artilerie.

Goditje nga veriu

Nga veriu, trupat ruse kaluan kufirin në Ukrainë në kryqëzimin trekahësh midis Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë, në Senkivka. Në javët e fundit, një dislokim i madh i trupave ruse u mblodh pranë Novye Yurkovichi dhe Troebortno, duke përfshirë “të gjithë ushtrinë e 41-të”, sipas Michael Kofman i Qendrës për Analizat Detare me qendër në SHBA.

Goditje nga lindja

Forcat ruse depërtuan në Kharkiv mëngjesin e së dielës. Pati raportime për luftime në rrugë dhe shpërthime me granata dhe raketa në cepat e rrugëve. Më vonë gjatë ditës, zyrtarët ukrainas thanë se sulmi rus ishte zmbrapsur.

Harta që tregon përparimin rus nga lindja 28 shkurt

Sulmet kanë vazhduar rreth Donetskut, i cili është sulmuar nga trupat që kalojnë nga Belgorod në Rusinë perëndimore. Mendohet se janë rreth 15,000 separatistë të mbështetur nga Rusia në Donetsk dhe Luhansk, të cilët mund të ndihmojnë një avancim rus. Luftimet kanë vazhduar gjithashtu rreth Sumy.

Goditje nga jugu

Forcat ruse kanë bërë një përparim të shpejtë nga Krimea, duke lëvizur në verilindje dhe veriperëndim. Në verilindje, ka pasur luftime të ashpra rreth Mariupolit, një port i madh. Ditën e djeshme, forcat ruse u nisën drejt Zaporizhzhia dhe në lindje përgjatë bregdetit të Detit Azov drejt Mariupol. Qyteti port i Berdyansk besohet se ka rënë në duart e trupave ruse.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5/ Vijon lufta në Ukrainë, priten bisedime Moskë-Kiev (ZHVILLIME+HARTA)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll