Bota

Borrell: Rusia nuk ndalet, kriza mund të prekë Ballkanin Perëndimor

27 Shkurt 2022, 22:46 Nga DOSJA
Borrell: Rusia nuk ndalet, kriza mund të prekë Ballkanin

BRUKSEL– Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se shtetet e BE-së janë të shqetësuara se kriza e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në vendet fqinje, duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një konferencë për media në Bruksel pas një takimi virtual të ministrave të jashtëm të BE-së mbi krizën që po mbizotëron në Ukrainë, Borrell ngriti këtë shqetësim.

“Ne jemi të shqetësuar për atë që mund të ndodhë në rajon. Ne kemi frikë se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe ndikimi rus mund të fillojë të funksionojë në vendet fqinje,”- tha Borrell.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shtohen viktimat, negociatat zhvillohen në Bjellorusi, Ukraina padit Rusinë në Hagë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota josep borrell josep borrell

Sondazh

Poll