Bota

Kërcënon gazetari: Pse na duhet një botë pa Rusinë, shkatërrojmë NATO-n e SHBA-të

27 Shkurt 2022, 21:58 Nga DOSJA
Kërcënon gazetari: Pse na duhet një botë pa Rusinë,

RUSI– Prezantuesi i televizionit shtetëror rus Dmitry Kiselyov mbajti një monolog gjatë programit të tij të mbrëmjes së sotme në të cilin shtroi pyetjen: Pse na duhet një botë nëse Rusia nuk është?

Referuar paralajmërimit të Presidentit Vladimir Putin, për gatishmërinë e forcave bërthamore të Rusisë, Kiselyov tha se vendi i tij kishte fuqi të shkatërronte SHBA-të dhe NATO-n.

“Në total, nëndetëset tona janë të afta të lëshojnë mbi 500 koka bërthamore, gjë që garanton shkatërrimin e SHBA dhe të gjitha vendeve të NATO-s. Armët bërthamore të Rusisë shpërndahen gjithashtu nga bombarduesit strategjikë më të shpejtë në botë, nuk po i përmend fare Forcat tona Strategjike të Raketave. Aftësia bërthamore e Rusisë është më e fuqishmja në botë. Tani e gjitha është vënë në gatishmëri speciale. Putini i paralajmëroi ata. Mos u përpiqni ta frikësoni Rusinë,”- tha gazetari ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shtohen viktimat, negociatat zhvillohen në Bjellorusi, Ukraina padit Rusinë në Hagë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry kiselyov lufta ukraine-rusi vladimir putin dmitry kiselyov lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll