Bota

Ziadin Sela: Ballkani i Hapur, ‘kali trojës’ i Putinit në Ballkan, tërhiquni menjëherë

27 Shkurt 2022, 21:21 Nga DOSJA
Ziadin Sela: Ballkani i Hapur, ‘kali trojës’ i Putinit në

MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kshkruan se Serbia ka qenë vendi i vetëm evropian që nuk e mbështeti rezolutën e përpiluar nga Shqipëria dhe SHBA për miratim nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së për të ndalur agresionin rus ndaj Ukrainës. Në një postim në Facebook, ai shton se po në të njëjtën ditë, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Ministri i Punëve të Jashtme Buja Osmani pritën në Shkup Ministrin e Punëve të Jashtme serb, Nikola Selakoviç, për të diskutuar zbatimin e Ballkanit të Hapur.

Sipas Selës, këto lëvizje tregojnë që Ballkani i Hapur rrezikon të bëhet ‘kali i Trojës’ i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Ballkanin Perëndimor. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët kërkon që Maqedonia e Veriut të tërhiqet nga Ballkani i Hapur.

“Përveç Bjellorusisë, Serbia ishte vendi i vetëm evropian që nuk e mbështeti rezolutën e përpiluar nga Shqipëria dhe SHBA për miratim nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së për të ndalur agresionin rus ndaj Ukrainës. Në të njëjtën ditë, në një lëvizje të çoroditur, Kryeministri Kovaçevski dhe Ministri i Punëve të Jashtme Osmani pritën në Shkup Ministrin e Punëve të Jashtme serb, Selakoviç, për të diskutuar zbatimin e Ballkanit të Hapur. Me një Serbi që bashkëpunon kaq hapur politikisht dhe ekonomikisht me agresorin rus, Ballkani i Hapur rrezikon të bëhet kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor. Kjo nuk guxon të ndodhë! Andaj, i bëj thirrje qeverisë që menjëherë të tërhiqet nga iniciativa Ballkani i Hapur për sa kohë Serbia nuk distancohet nga Putini dhe vazhdon të minojë pavarësinë e Kosovës,”- shkruan Sela në postim.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni ballkani i hapur ziadin sela ballkani i hapur ziadin sela

Sondazh

Poll