Bota

Ukraina padit Rusinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë: Duam vendim urgjent

27 Shkurt 2022, 22:43 Nga DOSJA
Ukraina padit Rusinë në Gjykatën Ndërkombëtare të

UKRAINË– Ukraina ka paraqitur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti, Volodymyr Zelensky. Në deklaratën për mediat, Zleensky tha se kërkojnë një vedim urgjent.

Ukraina akuzon Rusinë për planifikimin e akteve të gjenocidit në vend dhe thotë se qëllimisht po vret dhe po shkakton lëndime serioze ndaj anëtarëve të kombësisë ukrainase.

“Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin. Ne kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak tani dhe presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme,”- tha Zelensky.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shtohen viktimat, negociatat zhvillohen në Bjellorusi, Ukraina padit Rusinë në Hagë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll