Bota

PIKAT KYÇE/ Ç’ndodhi sot në Ukrainë, 4 ditë luftë, 352 të vrarë (Sanksionet)

27 Shkurt 2022, 22:39 Nga DOSJA
PIKAT KYÇE/ Ç’ndodhi sot në Ukrainë, 4 ditë

UKRAINË– Sot u mbyll dita e katërt që Rusia pio zhvillon një luftë në ukrainë dhe të vdekurit janë shtuar. Reagimet e shteteve të tjera gjithashtu janë shtuar, bashkë me sanksionet e vendosura prej tyre. Por çfarë ka ndodhur sot?

*Sipas Ministrisë së Brendshme në Ukrainë janë vrarë në total 352 persona, mes tyre 14 fëmijë, sipas ministrisë. 1684 persona të tjerë, përfshirë 116 fëmijë, janë plagosur.

*Situata e zonave- Kievi është i rrethuar dhe autokolona ruse ndodhet vetëm 3 milje larg qendrës së qytetit.

*Sanksionet- E gjithë hapësira ajtore Evropian përfshirë dhe shumë vende të tjera jashshtë BE-së kanë ndaluar fluturimet e avionëve rusë. Këtu bën pjesë dhe Shqipëria. Ky sanksion është i vlefshëm dhe për avionët privatë e të ço lloj fluturimi.

*Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Belgjika, Republika Çeke, Portugalia, Greqia e Italia po dërgojnë mjete ushtarake, armatime e ndohma të tjera në Ukrainë.

*Ukraina pranon të zhvillojë bisedime me Rusinë në kufirin e saj me Bjellorusinëm afër zonës së Çernobilit. Bisedimet nisin nesër në mëngjes.

*Polonia thotë se 115,000 refugjatë kanë kaluar kufirin e saj nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë, ndërsa OKB vlerëson se 160,000 ukrainas janë zhvendosur. Më shumë se 50,000 kanë kaluar gjithashtu në Hungari dhe Rumani, ndërsa 16,000 të tjerë që kanë shkuar në Moldavi.

*Anglia i bashkohet Republikës Çeke, Polonisë dhe Suedisë në refuzimin për të luajtur ndeshje futbolli kundër Rusisë.

*BE ndalon mediat ruse Russia Today dhe Sputnik. Kryediplomati i BE-së Josep Borrell në një konferencë shtypi në Bruksel njoftoi se blloku do të ndalonte të dy mediat në një përpjekje “për të luftuar” dezinformimin rus. “Ne po e mbysim gjarprin nga koka,”- tha Borrell.

*Më shumë se gjysma e rezervave të bankës qendrore të Rusisë do të bllokohen sipas sanksioneve të reja të BE-së. Kështu njoftoi Borrell. Duke folur së bashku me von der Leyen në Bruksel, Borrell tha të dielën se do të siguronte miratimin politik të 27 vendeve anëtare të BE-së për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Sipas paketës, “bankat e rëndësishme ruse do të përjashtohen nga sistemi SËIFT, “- tha von der Leyen në konferencën për shtyp.

*Kryeministri i Ontarios udhëzon agjencitë kanadeze që të tërheqin produktet ruse. Ai kërkoi që në raftet e dyqaneve kanadeze të mos kishte më prodhimë ruse dhe të kontrollohej gjithçka nga Ministria e Financave.

*Nju Jorku ka ndërprerë transaksionet me entitetet ruse. Guvernatori Kathy Hochul nënshkroi një urdhër ekzekutiv që udhëzon bizneset shtetërore të ndërpresin transaksionet me entitetet ruse. Hochul bëri thirrje për një rishikim të të gjitha blerjeve shtetërore dhe tha se nuk do të lejojë asnjë investim që ndihmon drejtpërdrejt ose tërthorazi Rusinë. Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në fuqi derisa të hiqen sanksionet ekonomike federale kundër Rusisë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shtohen viktimat, negociatat zhvillohen në Bjellorusi, Ukraina padit Rusinë në Hagë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll