Bota

E KONFIRMUAR/ Zelensky nuk do të jetë pjesë e delegacionit që do të bisedojë me Rusinë

27 Shkurt 2022, 18:41 Nga DOSJA
E KONFIRMUAR/ Zelensky nuk do të jetë pjesë e delegacionit

UKRAINË– Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova ka konfirmuar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të jetë pjesë e delegacionit që merr pjesë në bisedimet me Rusinë. Në një prononcim për Dana Bash të CNN, Markarova tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është në Ukrainë për të mbrojtur vendin.

Markarova i bëri thirrje presidentit rus të ndalojë luftën dhe tha se Ukraina do të dërgojë njerëz të tjerë në bisedime. Ajo shtoi se Ukraina është gjithmonë e gatshme për bisedime, jo për tu dorëzuar.

“Ka një luftë të vazhdueshme dhe të plotë me krimet e luftës të kryera nga rusët në Ukrainë çdo ditë. Pra, sa i vërtetë është ky propozim? Ne nuk e dimë, por dimë që Volodymyr Zelensky është në Ukrainë për të mbrojtur vendin. Presidenti nuk do të jetë pjesë e ekipit që do të bisedojë me Rusinë,”- tha ajo ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shtohen viktimat, negociatat zhvillohen në Bjellorusi, Ukraina padit Rusinë në Hagë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oksana markarova volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi oksana markarova volodymyr zelensky

Sondazh

Poll