Bota

Mediat ruse hedhin poshtë luftën: S’ka viktima, po kryhet një operacion special

27 Shkurt 2022, 16:24 Nga DOSJA
Mediat ruse hedhin poshtë luftën: S’ka viktima, po kryhet

RUSI– Katër ditë pas pushtimit rus dhe televizioni i drejtuar nga Kremlini po u ofron shikuesve një realitet paralel, duke mbajtur linjën që forcat rebele nga lindja po përparojnë në Ukrainë me mbështetjen e forcave ruse.

Mediave u kërkohet që të ndjekin narrativën zyrtare, kështu që shumica e kanaleve po vazhdojnë transmetimin e serialeve televizive dhe shfaqjeve argëtuese.

Por Channel One po përcjell një shfaqje politike maratonë duke justifikuar veprimet e Rusisë, sipas CNN. “Ishte një vendim i vështirë, i keq, por krejtësisht i pashmangshëm pasi nuk kishte mbetur asgjë tjetër,”- tha prezantuesi Anatoly Kuzichev.

Nuk përmendet asnjë viktimë si rezultat i sulmeve ajrore ruse, dhe çdo vdekje civile është e lidhur me ushtrinë e Ukrainës ose siç i quajnë ata, “nacionalistët”.

Mediat shtetërore raportojnë se ushtarakët ukrainas po hedhin armët në masë, duke hedhur poshtë raportimet në mediat e pavarura për kapjen e ushtarëve rusë.

Disa media të pavarura si Novaya Gazeta dhe Mediazona e kanë quajtur sulmin ndaj Ukrainës një luftë dhe një pushtim në vend të termit të përdorur nga Kremlini zyrtar “operacion special ushtarak”.

Ata zakonisht kanë një audiencë shumë më të vogël se faqet e internetit kryesore të lajmeve dhe TV shtetëror, dhe mund të përballen me gjoba të mëdha apo edhe bllokime të sinjaleve për shkak se tregohen asnjëanës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shtohen viktimat, negociatat zhvillohen në Bjellorusi, Ukraina padit Rusinë në Hagë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2022, 15:23

Evropa mbyll plotësisht fluturimet për Rusinë

UKRAINË– Dyert e Evropës janë të mbyllura plotësisht për Rusinë. Raportimet e minutave të fundit bëjnë me dije se asnjë avion rus nuk mund të fluturo...