Bota

Për herë të parë në histori, BE do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve në Ukrainë

27 Shkurt 2022, 18:12 Nga DOSJA
Për herë të parë në histori, BE do të

BRUKSEL– Bashkimi Evropian ka njoftuar se synon të fillojë dërgimin e armëve në Ukrainë, hera e parë në histori që ndërmerr një hap të tillë. Duke folur në një konferencë për shtyp këtë pasdite, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha është vendosur që të dërgohen armë për Ukrainën. 

Ajo njoftoi gjithashtu një sërë sanksionesh të reja që synojnë Rusinë dhe Bjellorusinë, dhe faktin që Rusia nuk do ta përdorë dot më hapësirën ajrore evropiane. 

“Për herë të parë, BE do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve të tjera në një vend që është nën sulmm. Ne po mbyllim hapësirën ajrore të BE-së për rusët. Ne po propozojmë një ndalim për të gjithë avionët në pronësi ruse, të regjistruara në Rusi dhe të kontrolluara nga Rusia. Këta avionë nuk do të jenë më në gjendje të ulen, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e Bashkimit Evropian. Përfshihen edhe avionët privatë të oligarkëve rusë,”- tha Von Der Leyen.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shtohen viktimat, negociatat zhvillohen në Bjellorusi, Ukraina padit Rusinë në Hagë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ursula von der leyen lufta ukraine-rusi ursula von der leyen

Sondazh

Poll