Bota

Shkatërrohet avioni më i madh në botë! Kuleba: S’na i merrni dot ëndrrat

27 Shkurt 2022, 16:18 Nga DOSJA
Shkatërrohet avioni më i madh në botë! Kuleba: S’na i

UKRAINË– Avioni më i madh në botë, Antonov An-225M është shkatërruar. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba.

Avioni u projektua dhe u ndërtua gjatë viteve të fundit të Bashkimit Sovjetik. Ai u ndërtua për të transportuar anije kozmike, por në vitet e fundit rrallë është ngjitur në qiell. Tashmë u shkatërrua gjatë luftimeve në aeroportin Hostomel pranë Kievit.

“Ky ishte avioni më i madh në botë, AN-225 “Mriya” (“Ëndrra” në ukrainisht). Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya’ tonë. Por kurrë nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë ëndrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe demokratik evropian. Ne do të triumfojmë!”- shkruan Kuleba.

This was the world’s largest aircraft, AN-225 ‘Mriya’ (‘Dream’ in Ukrainian). Russia may have destroyed our ‘Mriya’. But they will never be able to destroy our dream of a strong, free and democratic European state. We shall prevail! pic.twitter.com/TdnBFlj3N8

— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 27, 2022

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shtohen viktimat, negociatat zhvillohen në Bjellorusi, Ukraina padit Rusinë në Hagë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmytro kuleba lufta ukraine-rusi dmytro kuleba lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2022, 15:23

Evropa mbyll plotësisht fluturimet për Rusinë

UKRAINË– Dyert e Evropës janë të mbyllura plotësisht për Rusinë. Raportimet e minutave të fundit bëjnë me dije se asnjë avion rus nuk mund të fluturo...