Bota

Nova Kakhovka pushtohet nga Rusia! Ushtarët largojnë flamujt ukrainas

27 Shkurt 2022, 06:28 Nga DOSJA
Nova Kakhovka pushtohet nga Rusia! Ushtarët largojnë flamujt ukrainas

UKRAINË– Një qytet në jug të Ukrainës është pushtuar nga Rusia, raportojnë mediat ukrainase.

Trupat ruse kanë mundur të pushtojnë Nova Kakhovka, ose Kakhovka e Re. Është një qytet i vogël, por i vendosur në mënyrë strategjike në lumin Dnieper, i cili furnizon drejtpërdrejt gadishullin e Krimesë me kanale uji.

Kryebashkiaku i saj Volodymyr Kovalenko tha se trupat ruse kanë kapur komitetin ekzekutiv të qytetit dhe kanë hequr të gjithë flamujt ukrainas nga ndërtesat.

LAJMI KRYESOR: Dita 4! Ukraina ‘zgjohet’ nga bombardimet, mbi 200 viktima, mes tyre fëmijë (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll