Bota

Johnson telefonon Zelenskin, bien dakord që Rusia të izolohet totalisht

26 Shkurt 2022, 21:17 Nga DOSJA
Johnson telefonon Zelenskin, bien dakord që Rusia të izolohet

LONDËR – Kryeministri britanik Boris Johnson bisedoi sot në mbrëmje në telefon me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. Zyra e Kryeministrisë britanike tha se Johnson vlerësoi kurajon dhe vendosmërinë e popullit ukrainas në përballje ndaj agresionit rus. Thelbësore ishte dakordësia mes palëve se Rusia duhet të izolohet akoma më shumë në aspektin financiar dhe diplomatik.

“Ai vlerësoi heroizmin dhe guximin e jashtëzakonshëm të presidentit Zelenski dhe popullit ukrainas. Liderët ranë dakord se presidenti rus Putin po përballet me një rezistencë më të fortë të popullit ukrainas. Kryeministri britanik theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe për Ukrainën nuk do të mungojë. Dy liderët ranë dakord që komuniteti ndërkombëtar duhet të izolojë totalisht Rusinë në aspektin diplomatik dhe financiar. Ata mirëpritën rritjen e vullnetit për të përjashtuar Rusinë nga SWIFT”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë britanike.

Britania nisi sot një kontigjent trupash, avionësh dhe anijesh luftarake në Europën Lindore. Gjithashtu Mbretëria e Bashkuar propozon përjashtimin e Rusisë nga SWIFT.

LAJMI KRYESOR:Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë, Zelensky: Kemi Kievin

Burimi: Daily Mail

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll