Bota

Kthesa gjermane, Berlini i dërgon armatime Ukrainës

26 Shkurt 2022, 18:56 Nga DOSJA
Kthesa gjermane, Berlini i dërgon armatime Ukrainës

BERLIN – Gjermania do të dërgojë armatime të reja për Ukrainën, e cila ndohet nën sulmin e përgjakshëm prej 3 ditësh nga Rusia. Kancelari gjerman Olaf Scholz konfimoi sot Berlini do t’i dërgojë Kievit 1 mijë armë antitank dhe 500 raketa “Stinger”. Scholz e dha këtë lajm pas takimit me kryeministrin polak Mateusz Moraveski dhe dhe presidentin e Lituanisë Gitanas Nauseda.

“Sulmi rus nënkupton një ndryshim në kohë. është përgjegjësia jonë që të mbështesim Ukrainën dhe ne të mund të pengojmë Putinin. Do të dërgojmë 1 mijë armë antitank dhe 500 raketa stinger miqve tanë ukrainas”, shkruan në “Tëitter” kancelari Scholz.

Gjermania ka dërguar dhe bazuka për Ukrainën duke i kaluar nëpërmjet Holandës. Gjithashtu Berlini ka lejuar Estoninë të furnizojë me artilerinë e rëndë Ukrainën, armatim që Talini e ka marrë në të kaluarën nga Berlini.

Ky ëshë një ndryshim madhor për politikën e armatimeve të Gjermanisë. Berlini prej vitesh nuk pranon të dërgojë armatime në zona konfliktuale, por duket se situata në Ukrainë dhe solidarizimi i Perëndimit me Kievin kanë ndryshuar politikën e furnizimit me armë nga Gjermani. Po sot, Berlini kërkoi përjashtimin e Rusisë nga SëIFT.

Në vitin 1999, Gjermania pranoi që NATO të bombardonte Serbinë për t’i dhënë fund luftës në Kosovës. Atë kohë, Gerard Shrëder (kancelar) dhe ministri i Jashtëm Joshka Fisher pranuan që NATO të kryejë sulmin e parë të përbashkët në historinë e saj ndaj Serbisë.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë, Zelensky: Kemi Kievin

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll