Politike

“Gjuha e gjesteve”/ Çfarë i bëri të qeshin Merkelin, Ramën dhe Zaevin (VIDEO)

5 Korrik 2019, 11:59 Nga DOSJA
“Gjuha e gjesteve”/ Çfarë i bëri të qeshin

POLONI– Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një video nga samiti i Poznanit, që po zhvillohet në Poloni.

Në videon e postuar, Rama është ulur krah homologut maqedonas Zoran Zaev dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Teksa presin që pjesëmarrësit e tjerë në samit të zënë vendet ata të tre shkëmbejnë batuta dhe shkrihen gazit me njëri-tjetrin. Zaev, që i ka zënë vendin Vuçiç në krah të Merkelit dhe ka gjithë vëmendjen e saj, duket qartë që i sugjeron përfshirjen e Ramës, që nuk është më në radhën e parë.

Ndërsa Merkel e pranon me sportivitet, kryeministri i Shqipërisë nuk mund ta fshehë gëzimin për oportunitetin që i dha homologu maqedonas, me shpresë se kjo do jetë një prelude i asaj që do të ndodhë në vjeshtë, kur Maqedonia, e sigurtë për “PO” në hapjen e negociatave, mund të tërheqë edhe shoqen e grupit Shqipërinë.

Duket qartë që batutat e shkurtra kanë qenë gazmore, por nuk merret vesh përmbjajtja e tyre. Duke qenë se Zaev është i njohur për bombat e tij, skandalet e ish-kryeministrit Gruevski, ndoshta kanë bërë një përmbledhje ose krahasim me përgjimet që kanë dalë në atdheun e Kancelares për Ramën.

Duket sikur Zaev thotë “sikur të isha unë në vend të Bashës” dhe të gjitha ia plasin të qeshurës.

(dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel edi rama samiti ne poznan zoran zaev angela merkel edi rama samiti ne poznan zoran zaev

Sondazh

Poll

Politike 5 Korrik 2019, 09:04

Tiranë- Rudina Hajdari ka deklaruar se PD-ja nuk ka lejuar atë dhe dy vëllezërit të jenë pjesë pjesë e ceremonisë për vendosjen e emrit të kongresmenit amerikan...