Aktualitet

Batutat/ Rama në Dibër: Gjyqtarët e mallkuar, legalizmi i kanabisit krijon të ardhura

26 Shkurt 2022, 10:00 Nga DOSJA
Batutat/ Rama në Dibër: Gjyqtarët e mallkuar, legalizmi i

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka qenë në Dibër ditën e sotme ku ka folur me qytetarët për nismën e Këshillimin Kombëtar. Më qytetarët, Rama ka ngritur disa pyetje në lidhje me nismat që do merren në vend, por gjithashtu edhe ka shtjelluar disa nga pyetjet që ka bërë te Këshillimi Kombëtar.

Duke folur për procesin e Vettingut, Rama i ka quajtur të mallkuar të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk e kanë kaluar atë. Sipas tij, këta gjyqpatë kanë dhënë vendime duke u bazuar në përfitimet e tyre personale. Rama gjithashtu foli edhe për emigrantët shqiptar, për të cilët pyeti të pranishmit nëse duheshin legalizuar të ardhurat që ata fitojnë jashtë vendit në mënyrë që t’i pastrojnë dhe të mund ti depozitojnë ato në bankë.

Sa për legalizimin e kanabisit, Rama tha se nëse do të bëhet, do të jetë vetëm për përfitime mjekësore dhe jo për përdorim personal nga të gjithë. Për këtë pjesë, Rama shtoi se legalizimi i kanabisit do të shtonte shumë të ardhurat e shtetit. Kryeministri gjithashtu ironizoi opozitën dhe përçarjen e PD-së. Kreu i vendit nuk ka harruar as batutat me të rinjtë në Dibër, batuta të cilat i ka lidhur po me opozitën/

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-Rama batuta me të riun: Vetëm ata të bravës rrinë në telefon kur flasin të tjerët 

VD-Rama: Edhe ne jemi për tu kapur me shpulla ndonjëherë

VD-Legalizimi i kanabisit, Rama: Vetëm për farmaceutikën, krijon punësim dhe të ardhura

Rama për gjyqtarët që nuk kanë kaluar Vettingun:Këta të mallkuar janë zhytur deri në grykë

VD-Rama: A duhet tu japim mundësi emigrantëve të legalizojnë paratë e fituara në punë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama keshillimi kombetar edi rama keshillimi kombetar

Sondazh

Poll