Aktualitet

S’përmbahet! Basha ”fluturon” karrigen në Durrës: Misioni im…është t’i hap rrugën rinisë!

26 Shkurt 2022, 11:52 Nga DOSJA
S’përmbahet! Basha ”fluturon” karrigen në

DURRËS– Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur karrigen e tij si shenjë se ajo nuk është ambicia e tij në krye të Partisë Demokratike. Në një takim me të rinjtë në Durrës, ku ka prezantuar kandidatin Luan Hoti për kryetar bashkie, Basha foli për misionin e tij në politikë, duke u shprehur se dëshiron që t’i hapë rrugën rinisë për të marrë në dorë fatet e vendit.

E për të vendosur theksin mbi fjalimin e tij, simbolikisht Basha hodhi karrigen e pushtetit, për të dhënë mesazhin e largimit të modelit të vjetër, që sipas tij nuk e lëshojnë karrigen.

“Modeli i vjetër e ka mendjen te karrigia. Ka frikë më shumë se të gjithë dhe mbani të gjitha rininë. E dini çfarë u bën rinia atyre që kanë mendje të mos lëshojnë karrigen. Dhe këtë do t’ju bëjnë atyre që kanë 22 vjet që nuk e lëshojnë karrigen e kryebashkiakut të Durrësit. Kanë instaluar modelin e vesit, korrupsionit. 6 vjet përpara kur ngritëm zërin për inceneratorin na thanë filloi politika e baltës. Futuni në YouTube dhe shiheni, më thoshte po qenë ato 400 milion euro Lulzim unë jam dorëheqjen. Një qind herë ma ka thënë, 430 i dolën tani. Do jemi bashkë për ta hedhur ne në det këtë model 30-vjeçar. Ja kështu (hedh karrigen). Unë jam i vendosur siç e  kam thënë prej kohës. E konsideroj misionin tim që ti hap rrugën rinisë. Ky është misioni që më frymëzon çdo ditë. Që rinia të marrë në dorë fatet e veta. Kjo nuk është aspak e lehtë dhe e di këtë fare mirë. Por a ka rrugë tjetër për të ecur përpara? Çdo rrugë tjetër të çon mbrapsht. Ndaj modeli i ri duhet konsoliduar. Me votën për Luan Hotin po kryeni një akt të madh besimi për të krijuar një model të ri politik,”- tha Basha. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike durres lulzim basha lulzim basha ne durres zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 durres lulzim basha lulzim basha ne durres zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll