Aktualitet

Rama për gjyqtarët që nuk kanë kaluar Vettingun:Këta të mallkuar janë zhytur deri në grykë

26 Shkurt 2022, 10:37 Nga DOSJA
Rama për gjyqtarët që nuk kanë kaluar Vettingun:Këta

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e Vettingut në vend. Nga Dibra, Rama ka deklaruar se gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar Vettingun kanë tronditur opinionin publik me vendimet e tyre. Rama i ka quajtur të mallkuar gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë dhënë vendi të bazuara nga përfitimet e tyre personale, duke shtuar se për këtë arsye kanë pyetur qytetarët, që të marrin mendimin e tyre.


“Ajo që shtrojmë është cështja që edhe nëse askush këtu s’ka pas probleme të drejtpërdrejta me sistemin, por ka ndjekur raste flagrante vendime që deri kanë arritur të trondisin opinionin publike vendime gjyqtarët që lirojnë një vrasës serial që pasi ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm pak nga pak i ulet dënimi deri sa del jashtë fare.

Ajo që ka rezultuar është që këta gjykatës…se ka raste të tjera po kaq flagrante në dëm të qytetarëve që nuk dalin në televizor, grabitje pronash sy për sy, këta janë gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vetingun e janë në radhë e që e dinë që nuk e kalojnë dot se janë të zhytur deri në grykë. Sot ligji është që nëse konstatohet shkekjet flagrante për këta nis hetim e në përfundim ata përjashtohen nga sistemi, por për sa kohë janë në hetim ata punojnë. Këtu pyetja që shtrohet është a duhen pezulluar automatikisht, pra jo të hiqen pa hetim por ti ndalohet e drejta e ushtrimit të detyrës deri kur të përfundojë hetimi e këtë ndalim të drejtës ta bëjnë këto institucione që e bëjnë sot.

Kjo çështje është diskutuar dhe kur është bërë reforma në drejtësi ka pasur kundër e pro e në fund ka mbetur që nuk pezullohen nga detyra, por me ca po na shohin sytë de ca po na dëgjojnë veshët me këta që janë të mallkuar realisht këta nuk ndalen e për këtë arsye ne jemi në këtë dilemë ta marrim vendimin që këta të ndalen. Do thoni pse nuk e merrni vet, ky është një nga ato vendime që na intereson mbështetja e qytetarëve dhe si një provë që vendimi buron nga nevoja e madhe për drejtësi e publikut. Këto dilema i përballim dhe me partnerët që shpesh vijnë e flasin jo gabim por pa marrë parasysh që ne jetojmë këtu e do jetojmë këtu ata vijnë e ikin kurse ne i vuajmë në mënyrë të drejtpërdrejtë pasojat e gjërave që ndodhin këtu. Apo i përfitojmë drejtpërdrejt nga vendime që mund të duken të vështira,” tha Rama.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama keshillimi kombetar edi rama keshillimi kombetar

Sondazh

Poll