Aktualitet

Ukraina: Duam paqe e armëpushim, shumë shpejt caktohet ora e vendi i takimit me Putin

25 Shkurt 2022, 21:22 Nga DOSJA
Ukraina: Duam paqe e armëpushim, shumë shpejt caktohet ora e vendi i

UKRAINË– Zëdhënësi i Presidentit të Ukrainë, Volodymyr Zelensky ka mohuar raportimet për mediat që shkruanin se Ukraina ka refuzuar një dialog me Rusinë. Konkretisht, Sergii Nykyforov shkruan se Ukraina është e gatshme të flasë për një armëpushim dhe paqe se ka rënë dakort me propozimin e Presidentit rus Vladimir Putin dhe pritet të caktohet ora e vendi i takimit.

“Ukraina nuk i refuzoi negociatat Ukraina ishte dhe mbetet e gatshme të flasë për një armëpushim dhe paqe. Ne ramë dakord me propozimin e Presidentit të Federatës Ruse. Gjatë këtyre orëve palët konsultohen për vendin dhe orën e takimit,”- thuhet më tej në postim.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, rreth 200 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore sergii nykyforov volodymyr zelensky sergii nykyforov volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2022, 18:32

Fake news, Ushtari Emanuel Bazanji është gjallë

UKRAINË- Përmes twitter, rrufeshëm është shpërndarë lajmi se forcat ruse kanë ekzekutuar ushtarakun shqiprar Emanuel Bazanji në Kiev.Ky është një fake news...