Aktualitet

Dërgon dokumentat e bursës nëpërmjet postës, universiteti i humb

25 Shkurt 2022, 20:56 Nga DOSJA
Dërgon dokumentat e bursës nëpërmjet postës,

TIRANË- Një student i vitit të parë në Fakultetin e Shkencave Mjeksore Teknike tregon, se aplikoi për burse pasi vjen nga familje në nevojë. Dokumentat i dorëzoi me postë, akt për të cilin ka dhe faturën. Posta normalisht duhet t’i dërgojë në fakultet dhe aty firmosen nga protokolli nga ku pastaj del lista me emrat e studentëve përfitues. Por emri i denoncuesit nuk ishte në listë dhe në fakultet i thanë, se nuk kishin vajtur letrat e tij.

Në postë i thonë që i kanë dorëzuar në fakultet. Studenti ka frikë se do t’i digjen edhe 5 muajt e tjerë të vitit. Me kameran e fshehtë të ”Stop” i riu shkon në postë, ku mëson, se marrja e dokumentave të tij në fakultet është firmosur nga Mimoza Hodo. Por në fakultet i thonë, se nuk ka një të tillë. Pas studentit interesohet gazetarja e “Stop” dhe nga zyra e protokollit thonë me ironi, që studenti duhet të gjejë Moza Hadon.

Studenti: Mund të më tregoni, ka shkuar tek “Fakulteti i Shkencave Mjeksore Teknike”, apo jo?

Punonjësja: Po normal, ato shkojnë që në fillim. Nëse vjen sot, të nesërmen shkojnë!

Studenti: Tregohet, kush e ka firmosur? Kush e ka pranuar?

Punonjësja: Aty jo, por vetëm pranimi, po nuk e shprehim ne ama aty është ajo zyra e protokollit. I merr sekretarja.Më datë 11 ti e ke bërë më datë 12 kjo ka ardhur tek shpërndarja, këtu.

Studenti: Po!

Punonjësja: Dorëzohet në shpërndarësi, ama që të thotë më mbrapa, që ku e ka dorëzuar, nuk e thotë!

Studenti: Po, po e kuptoj, po kush e ka firmos atje, që e ka marrë atje?

Punonjësja: Atë do ta thonë atje, ku do të dërgojmë ne ty!

Kjo zyrë postare, e dërgoi tek pika e shpërdarjes e Postës Shqiptare pasi postieri i pikës së shpërndarjes ka komunikuar drejtpërdrejtë me personin e protokollit nga fakulteti.

Studenti: Kam nisur një letër unë tek Fakulteti për bursë. Më kupton?

Punonjësja: Po!

Studenti: Po, nuk gjendet, se ku është kjo letra!

Punonjësja: Si nuk gjendet?

Studenti: Po pra, ma gjej! Kush e ka marrë në dorëzim? Kush e ka firmosur, se nuk e gjejnë dot atje?

Punonjësja: Më 11.11?

Studenti: Shiko dhe këtë, që ma dha ajo tek 32-shi! Tani, unë dua të di, kush e ka marrë në dorëzim nga universiteti në qoftëse e keni dorëzuar ju?

Punonjësja: Gjithmonë protokolli i merr!

Studenti: Po kush pra? A e kanë firmosur ato? Se ato duhet ta kenë firmosur!

Punonjësja: Ja, ku e ke! Fakulteti i Shkencave Mjeksore Teknike dhe e ka marrë kjo Moza Hodaj.

Studenti: Moza Hodaj?

Punonjësja: Mbaje mend si emër, shënoje këtu, që t’i thuash!

Studenti: Moza Hodaj?

Punonjësja: Te Protokolli, se gjithmonë ato i marrin dhe i firmosin. Ti kërko Moza Hodon, kjo car është? Sekretare? Në rregull? Në datë 12.11 ka shku.

Studenti: Po pra, shiko se edhe thonë s’e kemi! Akoma s’e gjejnë, e shikon?

Punonjësja: Po pra, po kur them unë, se nuk ka interes Posta. Posta vetëm shpien dhe merr.

Me këtë informacion, vetë student i drejtohet fakultetit.

Studenti: Kam dorëzuar ca letra tek Posta edhe këtu nuk kanë ardhur ato letrat. Firmën e ka hedhur Moza Hodo, që letrat janë pranuar. Dua ta takoj!

Sekretarja: Moza Hodo? Nuk e di, nuk e njoh!

Studenti: Isha tek Posta, shkova tek vendgrumbullimi atje dhe më thanë, që letrat janë dërguar tek Fakulteti, dhe e ka pranuar Moza Hodaj.

Financa: Kush?

Studenti: Moza Hodaj!

Financa: Nuk ka Moza tek ne!

Studenti: Po si ka mundësi? Kjo thotë…

Financa: Po ku ta di unë? S’kemi Moza Hodaj. Ti mund ta vërtetosh ku të duash.

Pas studentit është interesuar emisioni “Stop”.

Gazetarja: Para se të vija tek Fakulteti pyeta njëherë tek Posta sepse pashë që djali e kishte kuponin e postës. Në kinostudio na u tha që e kemi dërguar tek Fakulteti dhe e ka firmosur një Moza Hodaj. Tani…

Protokolli: S’kemi Moza Hodaj ne.

Financa: Gjurmimi tregon, që ka ardhur, por puna është, se ku e ka lëshuar?

Gazetarja: Na e tregoi tek regjistri i vet, po nuk na e lëshoi si shkresë!

Protokolli: Përderisa e ka firmosur një Moza Hodaj, dhe nuk e kam firmosur unë…

Financa: Nuk ke pse acarohesh, qetësohu! Fol me studentin!

Gazetarja: Domethënë, ti po më thua, që nuk e ke firmosur këtë dërgesë? Nuk të ka ardhur kjo dërgesa?

Protokolli: Unë s’jam Moza Hodaj, e para.

Gazetarja: Ju ka ardhur, s’ju ka ardhur dërgesa?

Financa: Jo pra, s’ka ardhë dërgesë!

Gazetarja: Nuk ka ardhur? Tani, cfarë duhet të bëjë studenti?

Protokolli: Të gjejë Moza Hodon!( qesh)

Gazetarja: Jo, të gjej Mozën! Mos e marrim kaq…,mos e marrim kaq gallatë, se të jetë për gallatë të bëj unë nga fillimi deri në fund, se jam edhe “humoriste” përveçse gazetare!

Protokolli: Të gjithë kemi një profesion të fshehur!

Gazetarja: Shumë bukur! Ai hallexhi me ndihmë ekonomike e dorëzon me postë se ju i thoni për shkak të pandemisë se kështu është procedura dhe nuk e vë në dyshim e sjell tek posta, posta duhet ta sjellë këtu, se çfarë ka bërë, kush e ka firmos, tani ti i thua atij, gjej Moza Hodon?

Protokolli: Të të them unë diçka? Që të vish ti si gazetare këtu, të më marrësh mua në pyetje, duhet të marrësh leje, njëherë!

Gazetarja: Kompetenten, mos e bëj me mua!

Protokolli: Po pse mos ta bëj?

Gazetarja: Sepse, nuk po vij tek shtëpia jote, e dashur!

Protokolli: Ti je në zyrën time!

Gazetarja: Zyrën tënde, nuk e ke tek shtëpia jote! Është institucion publik neni 4, të takoj shefat e tu.

Protokolli: Po të vij unë në zyrën tënde të takoj shefat e tu?

Gazetarja: Po, shefat e mi shko takoji!

Protokolli: Shko merr leje njëherë!

Gazetarja: Është institucion privat, ky është shtetëror. Kur të jesh në shkollë private ti, do të pres aty unë!

Protokolli: Moj zonjë, më merr leje!

Gazetarja: Si të marr leje? Për çfarë të marr leje?

Protokolli: Unë këtu kam ardhur me një kontratë.

Gazetarja: Ta gëzofsh!

Protokolli: Dhe për sa kohë unë kam kontratën, zotëroj këtë zyrë!

Gazetarja: Nuk do merrem me ty, se s’je objekti im. Atij personit, që është hallexhi, që është me ndihmë ekonomike, cfarë do të bëni?

Protokolli: Ankimim në postë!

Gazetarja: Në qoftë se bën këtë ankim, i përfshihen edhe ato 4 muajt, që i ka humbur?

Financa: Po, normalisht!

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mimoza hodo tirane mimoza hodo tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2022, 18:32

Fake news, Ushtari Emanuel Bazanji është gjallë

UKRAINË- Përmes twitter, rrufeshëm është shpërndarë lajmi se forcat ruse kanë ekzekutuar ushtarakun shqiprar Emanuel Bazanji në Kiev.Ky është një fake news...