Aktualitet

Berisha: Fitore më ‘6 mars’, s’do kontestoj rezultatin. Shpenzimet i mbulojmë vetë

26 Shkurt 2022, 10:55 Nga DOSJA
Berisha: Fitore më ‘6 mars’, s’do kontestoj rezultatin.

SHKODËR- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me gazetarët dhe me të rinjtë e “Forumit Rinor të Partisë Demokratike” në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, Berisha diskutoi lidhur me koalicionin e nisur me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke premtuar se në të ardhmen forca të tjera opozitare do t’i shtohen Komisionit të Rithemelimit të PD-së. Po ashtu, Berisha shtoi se në 7 mars, nëse kandidatët e tij nuk dalin fitues, nuk do ta kontestojnë votimin. Gjithmonë duke sqaruar se nëse sipas tij, votimi do të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

Ndërsa diskutoi edhe lidhur me financimin e fushatës së koalicionit “Shtëpia e lirisë”, duke shtuar se të gjitha i ka mbuluar vetë bashkë me kandidatët. Po ashtu, nuk i kursey as akuzat kundër kryedemokratit Lulzim Basha, të cilin e quajtur edhe njëherë peng të kryeministrit Edi Rama. Ndërsa për këtë të fundit u shpreh se përdor origjinën e familjes për të marrë vota në Shkodër.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Bashkëpunim me Ramën po morët Shkodrën? Berisha: Ai përdor veç gjyshen…

Kush paguan fushatën?Berisha përgjigjet: LSI jo!Secili bën të veten, kemi shpenzime modeste

Koalicioni me LSI,Berisha paralajmëron:Pas zgjedhjeve,zgjerohemi. S’do kontestoj rezultatin

Sot, Berisha shoqërohej nga kandidati i koalicionit, Bardh Spahia, i cili më 6 mars do të përballet me kandidaten socialiste, Majlinda Agoni dhe Xhemal Bushatin, nga radhët e PD-së.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike sali berisha sali berisha ne shkoder shkoder zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 sali berisha sali berisha ne shkoder shkoder zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll