Politike

VD-Rama: A duhet tu japim mundësi emigrantëve të legalizojnë paratë e fituara në punë

26 Shkurt 2022, 10:33 Nga DOSJA
VD-Rama: A duhet tu japim mundësi emigrantëve të legalizojnë

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka pyetur qytëtarët nëse duhet tu japin mundësi emigrantëve që të legalizojnë paratë e tyre nga puna. Nga Dibra, Rama ka thënë se kështu emigrantët do të kenë mundësi që të depozitojnë të ardhurat e tyre nga emigrimi në bankë dhe ti pastrojnë ato.


“Ka njerëz që thonë se këto çështje që kemi shtruar nuk janë të rëndësishme, ka të tjera më të rëndësishme. Unë besoj se ka çështje të rëndësishme, por këto janë më të rëndësishme. Çështja e kursimeve të emigrantëve. Ne e dimë shumë mirë historinë e emigracionit në Shqipëri, përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre për të fituar duke punuar dhe për të kursyer për të ndihmuar dhe familjet. Ka pa diskutim shumë kursime të emigrantëve të bëra në vite të cilat nuk janë të formalizuara. Procedurat janë të tilla që kërkojnë justifikime nëpërmjet dokumenteve dhe që vënë përpara vështirësish të jashtëzakonshme për të justifikuar burimin e atyre të ardhurave. Këtu flasim për burim nga puna, jo për aktivitete kriminale. Përderisa në shumë vite dhe qeveri të mëparshme e kanë tentuar këtë vendim dhe nuk e kanë marrë, do të thotë që nuk është një vendim i lehtë. Për këtë arsye kemi vendosur të pyesim njerëzit, a duhet ne t’i japim mundësi emigrantëve të legalizojnë paratë e fituara nga puna dhe të kenë mundësi që këto para t’i depozitojnë në banka. Dhe pastaj përmes kësaj rruge t’i investojnë në mënyrë të pastër në Shqipëri që do të thotë në mënyrë të dokumentuar, apo nuk duhet. Ky është një vendim jo i lehtë për t’u marrë dhe ne do ta marrim bazuar në atë që do të thonë qytetarët. Ndaj i lutem të gjithëve ta plotësojnë pyetësorë”, tha Rama.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama keshillimi kombetar edi rama keshillimi kombetar

Sondazh

Poll