Politike

Koalicioni me LSI,Berisha paralajmëron:Pas zgjedhjeve,zgjerohemi. S’do kontestoj rezultatin

26 Shkurt 2022, 10:40 Nga DOSJA
Koalicioni me LSI,Berisha paralajmëron:Pas zgjedhjeve,zgjerohemi.

SHKODËR-Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thënë se nuk do të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve të lira, por do të ketë kundërshti nëse sipas tij dhunohen zgjedhjet. Gjatë një takimi me gazetarët në Shkodër, Berisha ka bërë me dije se shumë shpejt do të punojë edhe për zgjerimin e koalicionit opozitar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. 

PJESË NGA KONFERENCA ME GAZETARËT:

Pyetje: A do e njihni rezultatin e 6 marsit?Kush është prespektiva e “Shtëpisë së lirisë” do mbyllet në 7 mars apo do krijohet grup parlamentar? Si e parashikoni fundin e luftës në Ukrainës?

Sali Berisha: Në rast se Edi Rama dhunon zgjedhjet do të përballet edhe më shumë revolucionin tonë demokratik. Unë nuk i kam kundërshtuar kurrë rezultatet që dalin nga vota e lirë. Në vitin 2001, raporti i ODHIR u përmbys me dokumentat që paraqitëm ne. “Shtëpia e lirisë” është aleancë elektorale. Por edhe po të mos ishte kjo ne në koalicion do të ishim dhe unë dua t’ju siguruoj se sapo të përfundonim problemet e ristrukturimit do të kalonim në zgjerimin e frontit me forca të tjera që duan të qëndrojnë si opozitë e vërtetë. Ky front me këtë emër është elektral por pa zgjedhjeve do të jetë edhe më i gjerë.

Pyetje: Nëse koalicioni është forcë e tretë, a do të jetë kjo beteja e fundit? Me çfarë mbulohen shpenzimet e fushatës?

Berisha: Shkodra nuk ka gabuar ndonjëherë. Të imagjinosh që “Shtëpia e lirisë” të dalë e treta është si të imagjinosh një popullësi eskimeze në shkretërirë. Nuk përgjigjem dot për gjërat që nuk mund të ndodhin.

LAJMI KRYESOR: Berisha: Fitore më ‘6 mars’, s’do kontestoj rezultatin. Shpenzimet i mbulojmë vetë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha ne shkoder shkoder sali berisha sali berisha ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll