Politike

VD-Ka pakënaqësi! Felaj: Komisioni nuk ishte në performancën e plotë, na akuzuat

25 Shkurt 2022, 09:39 Nga DOSJA
VD-Ka pakënaqësi! Felaj: Komisioni nuk ishte në performancën

TIRANË– Nënkryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Ermonela Felaj shprehu pakënaqësi për zhvillimet e Komisionit. Në seancën e fundit, ajo deklaroi se opozita nisi këtë komision me akuza dhe shpifje që vijuan përgjatë gjithë zgjatjes së Komisionit. Felaj shtoi se trajtimi i mbetjeve nuk është recetë gatimi që përtypet lehtë e se kjo kërkon një strategji të mirëfilltë.


Do të kemi raport për të gjitha ato që u panë dhe konstatuan. Ky komision për fat të keq nuk ishte në performancën e plotë, se nuk e ndau hetimin parlamentar në atë penal. Duhet mbrojtur ky parim që me ekzistencën e vet siguron edhe demokracinë. Kjo nuk është zhvilluar në asnjë mbledhje. Janë përsëritur akuza, unë që nga dita e parë në këtë komision i kemi konsideruar si akuza që ta bëjmë sa më të madhe gënjeshtrën. Po sot impiantet ekzistojnë edhe pse , trajtimi i mbetjeve nuk është recetë gatimi që të përtypet kaq lehtë, por ne duhet ti përmbahemi një strategjie, se si trajtohen mbetjet e më pas të kemi veprime të qarta. Është luftë e të gjithëve ne, që të sigurojmë një mjedis sa më të pastër. Mazhoranca tregoi tolerancë, ky komision ishte ngritur për të vepruar që prej tetorit të vitit të kaluar, opozita pati kohën e plotë në dispozicion për të analizuar sjellen e qeverisë.’– tha Felaj.

LAJMI KRYESOR:Kom. Hetimor për Inc./ Tabaku: Treguam transparencë. Felaj: Na akuzuat (DATA e raportit)

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ermonela felaj komisioni per inceneratoret 25 shkurt 2022 ermonela felaj komisioni per inceneratoret 25 shkurt 2022

Sondazh

Poll