Politike

VD-Lufta po përshkallëzohet! Mimi Kodheli: Rusia do të tregojë se ‘i forti ka të drejtë’

25 Shkurt 2022, 09:10 Nga DOSJA
VD-Lufta po përshkallëzohet! Mimi Kodheli: Rusia do të

TIRANË– Zëvendëspresidentja e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) Mimi Kodheli ka dënuar ashpër agresionin rus në Ukrainë. Në një dalje për mediat, Kodheli deklaroi se situata në Ukrainë po përshkallëzohet nga momenti në moment duke shtuar numrin e viktimave. Duke kërkuar që Rusia të mbajë përgjegjësi për aktet e kryera, Kodheli shtoi se kjo që po ndodh është mënyrë e të treguarit se kush është më i forti.


‘Shqipëra dënon në termat më të ashpër sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe qeverinë e Bjellorusisë për mundësimin e këtij sulmi. Shqipëria mbështet pa asnjë ekuivok sovranitetin dhe integritetin territorial te Ukraines. Me aleatët tanë qëndrojmë përkrah poopullit të Ukraiëns dhe presidentit të saj legjitim të dalë nga zgjedhjet demokratike, parlamentit e qeverisë së Ukrainës. Mendimet tona ja në me gjithë familjet e viktimave dhe të plagosurve. Ne i bashkohemi deklaratës së Këshillit të Atlantikut të Veriut që i bën thirrje Rusisë që duhet të ndërpresë menjëherë veprimet e saj usharake dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj të vendosura brenda dhe rreth Ukrainës të lejojë akses dhe ndihmë të sigurt e të papenguar humanitare për gjithë personat në nevojë.Dënojmë fuqishëm vendimin e Rusisë dhe i bëjmë thirrje të tërhiqet nga rruga e dhunës dhe agresionit.Udhëheqësit e Rusisë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat e veprimeve të tyre.Duan ti imponojnë botës se ‘ forti ka të drejtë’. Situata po përshkallëzohet nga momenti në moment. Kjo është shkelje flagrante e Rusisë. I bëjmë thirrje Rusisë që të tërhiqet. Shqipëria si anëtare e OKB e ka ngritur zërin.’

Sot kryeministri Edi Rama do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për zhvillimet e fundit të Ukrainë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lufta ukraine-rusi mimi kodheli lufta ukraine-rusi mimi kodheli

Sondazh

Poll