Bota

VD/ Shkatërroi 6 avionë rusë, në Ukrainë lind legjenda “Fantazma e Kievit”, shpallet hero

25 Shkurt 2022, 15:11 Nga DOSJA
VD/ Shkatërroi 6 avionë rusë, në Ukrainë lind legjenda

UKRAINË – Në vend po përhapet legjenda e një piloti ushtarak ukrainas i quajtur “Fantazma e Kievit”, i cili piloton një avion MiG-29. Ai është parë duke fluturuar qiejve të kryeqytetit të Kievit. Megjithatë, ende nuk ka ardhur një konfirmim nga autoritetet shtetërore të Ukrainës. Por, përdoruesit e rrjeteve sociale janë frymëzuar dhe mahnitur nga legjenda e këtij piloti misterioz.

Por, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës Valerii Zaluzhnyi shkroi në Facebook se ky pilot ka rrëzuar 6 avionë dhe 2 helikopterë rusë.

Dikush ka publikuar një video të “Fantazmës së Kievit” dhe shkruan se dëshiron që kjo legjendë të jetë e vërtetë.

“Ju lutem, lëreni ‘Fantazmën e Kievit’ të jetë i vërtetë”, shkruan një përdorues i rrjeteve sociale.

Please let the Ghost of Kyiv be real ✈️ ??????pic.tëitter.com/Z4ryFRjd11

— @jason calacanis (@Jason) February 25, 2022


Një tjetër përdorues kërkon nga mediat që të konfirmojnë vërtetësinë ose falsitetin e legjendës së “Fantazmës së Kievit”.

“I lutem mediave kryesore ukrainase që të vërtetojnë nëse ‘Fantazma e Kievit’ ekziston vërtet dhe nëse është i vërtetë, sot një pilot hero ukrainas shkatërroi i vetëm 6 avionë ushtarakë rusë”, shkruan një tjetër komentues.

Nga ana tjetër, “Fantazma e Kievit” konsiderohet në atdhe si “Asi i Parë Europian që pas Luftës së Dytë Botërore”.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, rreth 200 viktima, Putin pranon bisedimet me Zelensky-n

Burimi: Neës ëeek

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2022, 14:55

FOTO: Po del tym i zi nga Kievi

KIEV- Tym shihet duke dalë nga godina pranë qendrës së Kievit. James White i BBC-së i ka shkrepur imazhet nga qendra e Kievit. Tymi i zi u pa që ngrihej në anën...

Bota 25 Shkurt 2022, 14:48

HARTA: Si e rrethoi Rusia Ukrainën

KIEV- Rusia, me një taktikë të “mbytjes”, bëri të padobishme çdo përpjekje të Ukrainës për t’u mbrojtur. Kjo pasi ai pushtoi vendin nga...