Aktualitet

VD-Kom.Hetimor për Inc./ Tabaku: Gledis Nano nuk dëshmoi! Më 7 mars finalizojmë raportin

25 Shkurt 2022, 09:22 Nga DOSJA
VD-Kom.Hetimor për Inc./ Tabaku: Gledis Nano nuk dëshmoi! Më 7

TIRANË– Më 7 mars 2022, një ditë pas zgjedhjeve të pjesshme lokale, Komisioni Hetimor Parlamentar do të dorëzojë raportin përfundimtar për ccështjen e inceneratorëve në Kuvend. Në mbledhjen e fundit që u zhvillua paraditen e të premtes, opozita dhe mazhoranca ranë dakord që raporti i përfunduar me dëshmitë, akuzat dhe të gjitha zhvillimet të përmbyllet dhe të kalojë për votim. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku bëri një rezyme të të gjitha seancave të zhvilluara si dhe vuri në dukje personat që nuk u paraqitën për të dhënë dëshminë, një prej tyre, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.


FJALIMI I TABAKUT:

‘Ka pasur zyrtarë të fuqishëm që na kanë sjellë onformacione. Ky komision i ka dhënë qytetarëve transparenën, sot nuk ka të madh e të vogël që Rama dhe Agaci kanë dhënë miliona për Koncesionin e Elbasanit. Sot nuk ka shqiptarë që nuk e ka kuptuar se të gjithë ata që erdhën këtu donin të shpëtonin veten. Nidhem keq që Bllako nuk dëgjoI. Unë besoj se në fund vërtetuam diçka, mbrojtja politike që iu është bërë tre pronarëve të kompanive është asgjë, falenderoj qytetarët që na ndoqën, na dhanë informacione pa fund. Falenderoj çdo punonjës të administratës publike që nuk kanë firmosur, që janë larguar për të mos u bërë pjesë e krimeve.Sot në fund të ditës ne e pamë me sytë tanë që pas të gjitha procedurave, kushdo që e pyeste kryeministrin, ai e sulmonte. Unë dua ti kërkoj ndjesë zonjave të komisionit që nuk i mbrojtja, kjo nuk është pak që t’ja thuash në sy. 

Nënkryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj kishte pakënaqësi për zhvillimet e Komisionit. Në fund ajo shtoi se Partia Socialiste do të dorëzojë 2 raporte. Ditën e kaluar, kryedemokrati Lulzim Basha bëri thirrje SPAK në mënyrë që të veprojë dhe të arrestojë zyrtarët e përfshirë në këtë aferë. Basha po ashtu shtoi se të dhënat e Komisionit Hetimor kanë indicie ligjore në mënyrë që SPAK të veprojë dhe të vendosë në pranga personat e përfshirë në këtë aferë. Po ashtu, PD do të ndërmarrë 2 hapa pas përfundimit të Komisionit. E para është kallëzimi në nivele të tjera dhe e dyta është veprimi politik. Për hapat në vijim, Basha premtoi mediat se do ti mbajë të përditësuara. Në komisionin Hetimor kanë dëshmuar, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erjon Veliaj, sekretari i përgjithshëm i këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi, Damian Gjiknurit.

Tashmë palët do të përpilojnë një raport, të cilin më pas do ta kalojnë në Kuvend. Prej gati 2 vitesh, opozita akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij se kanë abuzuar me projektet për ndërtimin e 3 inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Komisioni Hetimor për Inceneratorët u ngrit në tetor të 2021 dhe ka si kryetare deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe zv.kryetaren, deputeten socialiste Ermonela Felaj. Tre kontratat koncensionare kapin vlerën e 430 milionë eurove dhe janë në hetim prej kohësh edhe nga Struktura e Posaçme për Anti Korrupsionin (SPAK).

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vendoset DATA! Komisioni dorëzon raportin përfundimtar për Inceneratorët në Mars

Ka pakënaqësi! Felaj: Komisioni nuk ishte në performancën e plotë, na akuzuat

(a.b;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike jorida tabaku komisioni per inceneratoret 25 shkurt 2022 jorida tabaku komisioni per inceneratoret 25 shkurt 2022

Sondazh

Poll