Aktualitet

“Ik ******”/”Ra” Ishulli i Gjarpërinjve, rusët vranë të gjithë ushtarët ukrainas (AUDIO-VD)

25 Shkurt 2022, 10:14 Nga DOSJA
“Ik ******”/”Ra” Ishulli i Gjarpërinjve, rusët

UKRAINË- Çdo ushtar që ruante ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi vdiq! Lajmin e dha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shtuar se ai do t’i bënte homazhe të vdekurve, ndërsa mediat e huaja publikuan edhe komunikimin e fundit me radio midis komandantëve të forcave ruse dhe ukrainase.

Një anëtar i ushtrisë ruse dëgjohet teksa thotë: Jam anije ruse. E përsëris jam anije ruse. Ju kërkoj që të qëndroni ulur mbi duart tuaja menjëherë për të shmangur gjakderdhjen dhe vdekjet e pajustifikuara. Ndryshe do bombardoheni. Vini re! Vini re!

 

❌Russian forces have captured Zmiinyi Island in the Black Sea, also known as Snake Island.

An audio recording revealed the last words Ukrainian soldiers said to the Russian warship which demanded their surrender?https://t.co/UnYD3X4TpC pic.twitter.com/KJYI5XkpVw

— The Telegraph (@Telegraph) February 25, 2022

Por asnjë prej tyre, përfshirë edhe një grua, nuk pranoi që të dorëzohej dhe u ekzekutuan nga forcat ruse. Në momentet e fundit u dëgjua teksa një ushtar ukrainas u përgjigj: “Anije luftarake ruse, shko *****”

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore showbiz lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll