Aktualitet

FT/ 1 mln euro false, kush është kamerunasja që u gjurmua nga Policia, u kap pas përgjimeve

25 Shkurt 2022, 10:50 Nga DOSJA
FT/ 1 mln euro false, kush është kamerunasja që u gjurmua nga

TIRANE– Një shtetase zvicerane është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se është bashkëpunëtore e dy kamerunasve që u prangosën më herët pasi u kapën me 1 milionë e 75 mijë euro false. Jenniffer Collet, 40 vjeçe u arrestua pasi u gjet përmes përgjimit policor dhe lokalizimit. Ajo jeton në Tiranë dhe merrej me tregun e shitblerjes së pronave.

Policia e Shtetit prangosi 53-vjeçarin kamerunas Josoue Ngankam dhe mikun e tij Z. N., 45 vjeç. Josoue Ngankam u kap me sasinë e eurove të falsifikuara. Kamerunasi e justifikoi sasinë e parave duke thënë se jetonte në Paris një person emrin të cilit nuk e dinte i ka ofruar një punë.

Personi që nuk kishte gjeneralitetet i ka kërkuar të sillte një valixhe nga Franca për 1 mijë euro. Valixhja në fjalë është valixhja ku u gjetën 1 milionë e 75 mijë euro false.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet jenniffer collet josoue ngankam jenniffer collet josoue ngankam

Sondazh

Poll