Aktualitet

Kamerunasi me 1 milionë euro në Rinas, arrestohet dhe një shtetase zvicerane (EMRI)

25 Shkurt 2022, 10:22 Nga DOSJA
Kamerunasi me 1 milionë euro në Rinas, arrestohet dhe një

TIRANË – Një shtetase zvicerane u kap sot nga policia lidhur me aksionin e sekuestrimit të 1 milion euro të falsifikuara. E ndaluara është shtetasja me inicialet Xheni Koje,  39 vjeçe, e cila ka lindur në Zvicër dhe jeton në Tiranë. Forcat e rendit të Sektorit të Hetimit të Krimit Ekonomik gjetën në banesën saj lastra dhe mjete të tjera që shërbejnë për përgatitjen e kartmonedhave.

NJOFTIMI I POLICISë:

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Lastra”.

Shkon në 3 numri i të arrestuarve.

Pas arrestimit të shtetasit Z. N., ditën e djeshme, vihet në pranga një tjetër shtetase e huaj e përfshirë në aktivitetin kriminal të falsifikimit të monedhave.

Gjatë kontrollit në banesën e saj, Policia ka gjetur lastra dhe produkte të tjera që shërbejne për përgatitjen e kartëmonedhave të falsifikuara.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Lastra”, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e falsifikimit të kartëmonedhave dhe tentativës për t’i futur ato në vendin tonë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases:

– J. Ch., 39 vjeçe, lindur në Zvicër dhe banuese në Tiranë.

Më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “Lastra”, janë arrestuar shtetasit J. N., 53 vjeç dhe Z. N., 45 vjeç.

Shtetasja J. Ch., në bashkëpunim me këta dy shtetas, dyshohet se kanë tentuar të fusin në vendin tonë, rreth 1 milion euro të falsifikuara.

Gjatë kontrollit në banesën e kësaj shtetaseje, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, lastra dhe produkte të tjera që shërbejnë për përgatitjen e kartëmonedhave të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

 

Zviceriania jetonte për dy vite në Shqipëri dhe nuk kishte leje qëndrimi. Ajo hiqej si agjente imobilare dhe bashkëpunonte me shtetas të huaj. Më parë janë ndaluar për këtë ngjarje dy shtetas afrikanë Zinedin Nkeh dhe  Josoue Ngankam. Ata kishin organizuar një skemë mashtrimi. Skema u zbulua pasi u kap në Rinas kamerunasi 53-vjeçar Josoue Ngankam. Ai tha se Nkeh e kishte urdhëruar që të merrte një valixhe me 1 milion euro të falsikuara.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll