Aktualitet

Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari në Cërrik dhe procedohen 9 të tjerë (EMRI)

25 Shkurt 2022, 10:36 Nga DOSJA
Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari në Cërrik dhe

ELBASAN – Policia e Cërrikut arrestoi një pronar loali dhe vendosi nën hetim 9 persona të tjerë pasi po organizonin lojëra fati në një lokal. I ndaluari është shtetasi Jani Allko, 52 vjeç, ndërsa të proceduarit janë personat me inicialet D. M., Sh. B., F. K., T. K., O. K., M. K., B. T., K. B. dhe E. K. Sipas të dhënave, forcat e rendit sekuestruan një tavolinë pokeri, zare dhe një shumë parash që mendohet se janë përftuar nga ky aktivitet.

NJOFTIMI I POLICISë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gambling”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Cërrik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan.

Vihet në pranga pronari i një lokali, i cili e kishte vendosur lokalin në dispozicion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht edhe 9 shtetas të tjerë, klientë në lokal, të cilat u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati.

Në kuadër të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gambling, gjatë të cilit kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

J. A., 52 vjeç, banues në Cërrik, pronari i lokalit në lagjen nr.1 në Cërrik, në të cilin ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit D. M., Sh. B., F. K., T. K., O. K., M. K., B. T., K. B. dhe E. K., klientë në lokalin e shtetasit J. A., të cilët u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, zare dhe sende të tjera të paligjshme që shërbejnë për lojërat e fatit, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet u rereferuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lojera fati ne elbasan lojera fati ne elbasan

Sondazh

Poll