Aktualitet

Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, dënohet me 20 vite burg Klajdi Shundi

25 Shkurt 2022, 10:30 Nga DOSJA
Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, dënohet me 20 vite burg Klajdi

TIRANE- Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me 20 vite burg Klajdi Shundin. Ai është gjetur fajtor për vrasjen e kunatit të tij, Vladimir Zvezhda. Prokuroria e Tiranës kërkoi 30 vite burg, por gjykata vendosi ta dënonte me 20. Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve, më 1 janar të vitit 2021, rreth orës 03:45.34-vjeçari në gjendje të dehur goditi me thikë në qafë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, 42 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

Cili ishte shkaku i sherrit? Sherri filloi për mikpritjen. Sipas dëshmisë së shokut të Klajdi Shundit, i cili ishte prezent në ngjarje, sherri ka nisur për arsye banale. Dy “protagonistët” e konfliktit janë zënë se kush janë më mikpritës, Korça apo Pogradeci. Shundi i ka kërkuar Vladimirit që të mos e ngrejë zërin në shtëpinë e tij. Më pas kanë dalë jashtë dhe çështja është agravuar deri në atë pikë që ka ndodhur vrasja, dhe autori e qëlloi me thikën e bukës.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klajdi shundi vladimir zvezhda klajdi shundi vladimir zvezhda

Sondazh

Poll