Bota

E KONFIRMUAR! DASH: Eleminimi i presidentit ukrainas është objektivi i Putin

25 Shkurt 2022, 06:58 Nga DOSJA
E KONFIRMUAR! DASH: Eleminimi i presidentit ukrainas është objektivi i

UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbetet “objektiv kryesor për agresionin rus”, tha mbrëmjen e kaluar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, në mes të pushtimit rus të Ukrainës.

Në një lidhje me CNN “The Situation Room”, Price tha se Zelensky “në shumë mënyra përfaqëson aspiratat dhe ambiciet demokratike të Ukrainës. Pra, sigurisht, ai do të mbetet një objektiv kryesor për agresionin rus”, ka thënë ai.

Presidenti ukrainas dhe ekipi i tij “do të marrin vendime në orët në vijim, në ditët në vijim, bazuar në atë që është në interesin më të mirë të tyre, çfarë është në interesin më të mirë të popullit ukrainas, çfarë është në interesin më të mirë të shtetit ukrainas”, ka shtuar Price.

Të njëjtën gjë konfirmoi edhe në orët e para të mëngjesit Zelensky. Ai tha: “Sipas informacioneve tona, armiku më shënoi si objektivin nr. 1, familjen time si objektivin nr. 2. Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke shkatërruar kreun e shtetit. Ne kemi informacione se grupet e sabotimit të armikut kanë hyrë në Kiev”.

LAJMI KRYESOR: Dita e 2 e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 të vrarë, Zelensky kërkon ndihmë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll