Bota

‘Një perde e hekurt’, Zelensky i dha jehonë të fuqishme fjalimit të Churchill

24 Shkurt 2022, 22:48 Nga DOSJA
‘Një perde e hekurt’, Zelensky i dha jehonë të

UKRAINË– “Një perde e re e hekurt po bie në të gjithë Evropën”, kështu tha presidenti i i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në deklaratën e tij më të fundit.

Jehona e fjalimit të famshëm të Winston Churchillit në vitin 1946 në Fulton, ishte e fuqishme.

“Nga Stettin në Balltik në Trieste e Adriatik, një perde hekuri ka zbritur në të gjithë kontinentin,”- tha Churchill atëherë.

Perdja e hekurt e sotme është zhvendosur në drejtim të lindjes, duke gjarpëruar nga Gjiri i Finlandës, rreth Bjellorusisë dhe përgjatë kufirit lindor të Ukrainës dhe deri në Detin e Zi.

E Zelensky thotë se do të qëndrojnë të fortë. Por kjo bindje duket si një ëndërr e brishtë, që po zhduket sonte, pasi armatura ruse depërton thellë në territorin ukrainas, me një qëllim: Pushtimin.

Me egërsi të egër, Vladimir Putin ka zgjatur dorën, ka kapur Ukrainën për qafe dhe po përpiqet, me forcën e armëve, ta tërheqë këtë komb shpresëdhënës përtej gardhit.

Burimi: BBC, Paul Adams

Përshtati: (f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll