Bota

Osmani: Nëse Serbia do të na sulmojë, do të përballet me ushtrinë tonë dhe me NATO-n

24 Shkurt 2022, 22:43 Nga DOSJA
Osmani: Nëse Serbia do të na sulmojë, do të përballet

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i siguroi qytetarët e vendit se institucionet e sigurisë, duke filluar nga Policia e Kosovës me të gjitha njësitë e saj, e deri te strukturat inteligjente dhe Ushtria e Kosovës – e cila, siç tha, ka mandat që t’i mbrojë qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, janë të përgatitur qe një kohë që të reagojnë në situata të ndonjë sulmi. E ftuar në Klan Kosova, Osmani tha se tendencat për destabilizimin e rajonit tonë nuk kanë filluar sot, prandaj ka një kohë të gjatë që janë duke u bërë përgatitjet, planet operative dhe gjithçka tjetër që kërkohet nga institucionet tona të sigurisë, dhe ato e kanë përkrahjen e plotë të institucioneve politike.

“Kjo nuk do të thotë që ne s’kemi nevojë për përkrahjen e partnerëve tanë në qoftë se përballemi me një agresion serb, i cili si shtet ka investuar jashtëzakonisht shumë në ushtrinë e vet këto vite me qëllim agresioni e jo mbrojtjeje. Nëse Serbisë i shkon mendja që ta sulmojë Kosovën, ata e dinë shumë mirë që nuk përballen vetëm me Ushtrinë dhe Policinë e Kosovës, por përballen edhe me ushtrinë e NATO-s, sepse ushtria e NATO-s ka mandat të plotë që në raste të tilla ta mbrojë çdo cep të kufijve të Republikës së Kosovës, sidomos ato që janë në veri”, deklaroi Osmani.

E para e shtetit po ashtu tha se i ka informuar partneret e shtetit tonë se në qoftë se Kosova sulmohet, në rast të sulmit në nivel agresioni dhe lufte, natyrisht që FSK ka mandat të plotë të veprojë në çdo cep të Republikës së Kosovës, prandaj është kushtetuta dhe janë ligjet ato që janë mbi gjithçka.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni vjosa osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll