Bota

The Independent:Kievi mund të bjerë brenda disa orësh, Ukraina ndalon të rinjtë të largohen

24 Shkurt 2022, 20:00 Nga DOSJA
The Independent:Kievi mund të bjerë brenda disa orësh, Ukraina

UKRAINË- Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, mund të bjerë në duart e rusëve “brenda disa orësh”, ka thënë një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore. The Independent shkruan se paralajmërimi, vjen pasi Moska shënjestroi bazat ajrore dhe infrastrukturën tjetër ushtarake anembanë Ukrainës të enjten.

Trupat ruse u derdhën përtej kufirit të enjten në mëngjes nga territori i tyre si dhe nga Bjellorusia. Forcat e Kremlinit deri më tani kanë shkatërruar 83 nga “objektet ushtarake mbi tokë” të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit, sipas një zëdhënësi të ministrisë ruse të mbrojtjes. Shpërthime janë dëgjuar pranë qyteteve Kharkiv, Kramatorsk, Mariupol dhe në Kiev gjatë një sulmi të shumëfishtë nga Moska.

Ndërkohë që Ukraina ua ka ndaluar meshkujve nga 18 deri në 60 vjeç që të largohen nga vendi, për shkak se ndodhen në luftë dhe se kjo moshë është e gatshme për të mbrojtur vendin.

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, dhjetra viktima, mes tyre dhe civilë (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll