Bota

‘Target’ i ushtrisë! Zelensky: Rusia më ka mua objektivin nr. 1, familja është numri 2

25 Shkurt 2022, 06:50 Nga DOSJA
‘Target’ i ushtrisë! Zelensky: Rusia më ka mua objektivin

KIEV-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky premtoi se do të qëndronte në Kiev edhe pse ushtriua ruse ka marrë urdhër për eleminimin e tij dhe të familjes së tij. Në një dalje për mediat mëngjesin e sotëm, ai tha se Rusia ka vendosur si objektiv atë dhe familjen e tij si dhe shkatërrimin e Ukrainës.

“(Armiku) më ka shënuar si objektivin numër një. Familja ime është objektivi numër dy. Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke shkatërruar kreun e shtetit. Do të qëndroj në kryeqytet. Edhe familja ime është në Ukrainë”.-tha presidenti.

I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar për sigurinë e Zelenskit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha CBS: “Me sa kam njohuri, Presidenti Zelensky mbetet në Ukrainë në postin e tij dhe natyrisht ne jemi të shqetësuar për sigurinë e të gjithë miqve tanë. në Ukrainë – zyrtarë qeveritarë dhe të tjerë”.

LAJMI KRYESOR: Dita e 2 e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 të vrarë, Zelensky kërkon ndihmë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll