Bota

Në mbrojtje të aleatëve të NATO-s, SHBA dërgon 7 mijë trupa në Europë

24 Shkurt 2022, 22:48 Nga DOSJA
Në mbrojtje të aleatëve të NATO-s, SHBA dërgon 7

SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka urdhëruar dislokimin e 7,000 trupave amerikane në Evropë. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i mbrojtjes menjëherë pas njoftimit të Presidentit amerikan Joe Biden. Biden tha se ai kishte autorizuar dislokimin e forcave tokësore dhe ajrore të stacionuara tashmë në Evropë, në Estoni, Letoni, Lituani, Poloni dhe Rumani.

“Ata do të vendosen në Gjermani për të siguruar aleatët e NATO-s, për të penguar agresionin rus dhe për të qenë të përgatitur për të mbështetur një sërë kërkesash në rajon. Presim që ata të nisen në ditët në vijim. Forcat tona nuk do të shkojnë në Evropë për të luftuar në Ukrainë, por për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s dhe për të siguruar ata aleatë në Lindje”, tha zyrtari.

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, dhjetra viktima, mes tyre dhe civilë (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lloyd austin lufta ukraine-rusi lloyd austin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll