Bota

Në metro me sytë nga lajmet, si po e kalojnë natën ukrainasit, flenë në dyshekë me ajër

24 Shkurt 2022, 22:39 Nga DOSJA
Në metro me sytë nga lajmet, si po e kalojnë natën

UKRAINË– Banorë të panumërt të Kievit po flenë në stacionet e metrosë nëntokësore ndërsa afrohet mesnata në Ukrainë. Njerëzit, disa prej të cilëve kanë sjellë kafshët e tyre shtëpiake janë kryesisht të qetë.

“Vendi nuk është shumë i mbushur me njerëz, shumica e tyre rrinë me telefona në duar, duke u përpjekur të kapin lajmet më të fundit,”- thotë Oksana Potapova për CNN.

“Dukemi mjaft të vendosur për të kaluar natën këtu, flemë në dyshekë me ajër,”- shton një tjetër.

“Dhe duke pasur parasysh lajmet për luftime të ashpra pranë Kievit, marrjen e termocentralit të Çernobilit dhe parashikimet e sulmeve të mundshme në Kiev, duket si një vendim i mire,”- vijon një tjetër.

LAJMI KRYESOR: Rusia nis LUFTËN! Hidhen raketa në Ukrainë, largohen banorët, mblidhet NATO, SHBA e dënon

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota foto galeri lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll